Rregulla të rrepta për zbritjen e Anglisë në Shqipëri

Futboll

Rregulla të rrepta për zbritjen e Anglisë në Shqipëri

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:38
Rregulla të rrepta për zbritjen e Anglisë në Shqipëri

Rregulla të rrepta për zbritjen e Anglisë në Shqipëri!

Sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë do të jetë 100% komfort masave për parandalimin e Covid-19. Kombëtarja ishullore do të qëndrojë në Tiranë vetëm 24 orë. I gjithë stafi i Anglisë pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit rreth orës 19:30 të ditës së sotme.

Më pas do të bëjnë një ndalesë të shkurtër në hotelin ku do të vendosin bagazhet dhe më pas do të zhvillojnë seancën e tyre stërvitore.

Konferenca e trajnerit sigurisht që do të mbahet, por ajo do të jetë online, përshkak të sigurisë 100% përpara sfidës. Ndeshja do të luhet të dielën në orën 18:00 dhe menjëherë pasi të përfundojë kjo sfidë, ekipi anglez do të niset për në vendlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat