Liverpooli është sërish në garë

Futboll

Liverpooli është sërish në garë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:43
Liverpooli është sërish në garë

Liverpooli është sërish në garë për transferimin e Nabil Fekir, por tani nga Real Betis.

The Reds ishin shumë afër transferimit të francezit, mirëpo në fund marrëveshja me të dështoi.

Fekir nuk kishte arritur t’i kalonte testet mjekësore te Liverpooli, derisa kishin kërkuar nga Lyoni që të ulej çmimi i lojtarit.

Mirëpo, një gjë të tillë nuk pranoi skuadra franceze dhe vendosi ta shiste atë te Real Betisi.

Forma e tij e lartë ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të, derisa aty janë edhe Milani e Interi, transmeton Telegraf.

Liverpooli është duke shpresuar që sërish të jetë dëshira e Fekir që të kalojë në Anfield, por do të jetë një operacion i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat