Lajm i keq për Kosovën para ndeshjes me Suedinë

Futboll

Lajm i keq për Kosovën para ndeshjes me Suedinë

Nga: K.G. Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:17
Lajm i keq për Kosovën para ndeshjes me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës do të jetë e hendikepuar kundër Suedisë, në takimin e grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Kosovës i mungon prej futbollistëve më të mirë, Valon Berisha.

“Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

 Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars”, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat