Djali i Gascoigne zbulon se është...

Futboll

Djali i Gascoigne zbulon se është...

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:28
Djali i Gascoigne zbulon se është...

Regan Gascoigne është biseksual. Djali i ish-futbollistit të njohur kontravers, Paul Gascoigne, lindur në vitin 1990 nga martesa e tij me Sheryl, është një balerin i njohur në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, tri vite më pare doli në një shfaqje televizive. Po si reagoi ish-lojtari i Lazio ndaj lajmit se i biri është biseksual? Këto janë fjalët e “Gazza”, në një intervistë dhënë “Mirror”:

“Kur djali më dërgoi mesazhin për të ma thënë këtë gjë, unë iu përgjigja: Nuk ka rëndësi se çfarë bën apo kë do, bir, unë do të të mbështes 100%. Duhet të bësh atë që të lumturon.

Pastaj, duke e parë në emisionin televiziv mendova: Zoti e bekoftë. Të dalësh në TV është e vështirë. Regan është një balerin profesionist, një djalë i shëndetshëm dhe unë jam shumë krenar për të. Kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me dashurinë që ndiej për të”.

Paul Gascoigne është gjithashtu babai i Bianca dhe Mason, fëmijët e martesës së mëparshme të ish-gruas, Sheryl, të cilët ish-sulmuesi i adoptoi. Kohët e fundit, vajza e Gascoigne ishte mysafire e d’Urso dhe foli për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka me babanë e saj birësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat