Askush nuk diskuton

Futboll

Askush nuk diskuton

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:31
Askush nuk diskuton

Totenhemi nuk po merr rezultatet e pritura këtë sezon, ku renditet në vendin e 6 në Premier Ligë dhe u eliminua në mënyrë surprizë nga Dinamo e Zagrebit në Europa Ligë.

Tifozët kanë kritikuar trajnerin e njohur portugez, Hoze Murinjo, i cili nuk ka ngurruar të kundërpërgjigjet.

Me karizmën që e karakterizon, “the special one“ thumbon të gjithë kritikët e tij me një koment epik.

“Nuk mendoj se dikush do të shkojë të diskutojë për shkencën e raketave me djemtë nga NASA-s, por të gjithë anë e mbanë botës mendojnë se mund të diskutojnë futbollin me një nga trajnerët më të rëndësishëm në lojë“, ka thënë Murinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat