Klopp e lut për herë të fundit

Futboll

Klopp e lut për herë të fundit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:48
Klopp e lut për herë të fundit

Wijnaldum është në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin.

Jurgen Klopp do të tentojë për herë të fund të bindë Georginio Wijnaldumin që të qëndrojë në Liverpoool, raporton “90min”.

Kontrata e Wijnaldum mbaron në fund të sezonit dhe 30-vjeçari duket se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshje të re me klubin nga Anfield.

Derisa raportohet se Wijnaldum ka një marrëveshje me Barcelonën, Klopp u ka kërkuar pronarëve të klubit që të paguajnë mesfushorin holandez aq sa ai po kërkon, në mënyrë që të qëndrojë në Anfield.

Ai është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016, ka bërë 226 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat