Dy klube me histori

Futboll

Dy klube me histori

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:49
Dy klube me histori

Vitet e futbolli shumë ekipe në futbvollin shqiptarë kanë funskionuar në të “zezë”, sepse askush nuk i kontrollonte, ndërsa borxhet, ndaj ish-lojtarëve e trajnerëve, punonjësve apo dhe të tretëve bëheshin mal! Fajtore ështe edhe FSHF-ja që nuk duhet ta lejonte një gjë të tillë me klubet, ku ka pasur edhe ekipe që nuk kanë pasur një numër llogarie të tyre për shkak të borxheve…

Mirëpo, tashmë që UEFA ka vënë rregulla strikte, duket se klubet e kanë më të vështirë. Futbolli shqiptar pësoi goditje, madje shpallja e falimentit nga ana e Luftëtarit, për shkak se kishte një “mal” me borxhe të parikuperueshme.

Por, në një situatë të atillë dhe kolapsi financiar janë edhe dy skuadra me shumë histori në futbollin shqiptar, sidomos Flamurtari, por edhe Elbasani. Ndaj edhe në të tilla kushte, duhet që Bashkitë si pronare legjitime duhet që t’i japin zgjidhje.

Ndoshta mund të ketë kosto, por falimentimi do të thotë zhdukje e historisë dhe djersa e qindra brezave, një rrugë e shkurtër, por ama edhe historia nuk zhbëhet me “një të rënë të lapsit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat