Shkupi ballafaqohet me Skopjen

Futboll

Shkupi ballafaqohet me Skopjen

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:54
Shkupi ballafaqohet me Skopjen

Skuadra e Shkupit ka vazhduar me stërvitjet e zakonshme edhe gjatë kësaj jave, pasi kampionati vazhdon të jetë në ndërprerje shkaku i angazhimit të përfaqësueses së vendit në ndeshjet kualifikuese në kuadër të Botërorit “Katari 2022”.

"Në mungesë të ndeshjeve kampionale, ekipi ka aranzhuar një ndeshje kontrolluese, ku për kundërshtar do të kemi ekipin e kategorisë së dytë, “Skopjen” nga Shkupi.

Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin Hasan Ozer që të testojë formën e skuadrës, njëkohësisht për tu dhënë shansin edhe futbollistëve të cilët nuk kishin shumë hapësirë në ndeshjet kampionate.

Dueli Shkupi – “Skopje” do të luhet të dielën me fillim në orën 15:00, në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari, ndërsa shkaku i situatës me pandeminë COVID19, edhe në këtë ndeshje nuk lejohet prezenca e shikuesve", njofton FC Shkupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat