Mediat spanjolle: Ronaldo s’është përparësi e Realit

Futboll

Mediat spanjolle: Ronaldo s’është përparësi e Realit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 13:01
Mediat spanjolle: Ronaldo s’është përparësi e Realit

Sipas shtypit spanjoll, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland janë synimet e vërteta të Real Madridit për merkaton e verës.

Prandaj, Cristiano Ronaldo nuk është përparësia e “Los Blancos”, me shtypin iberik që vazhdon të përjashtojë një kthim të portugezit në “Stantiago Bernabeu”. Pasi investoi pothuajse 300 milionë euro në verën e vitit 2019 dhe mbeti bosh në merkaton e fundit për shkak të pandemisë, Florentino Perez po përgatitet të forcojë skuadrën dhe të ndërtojë të ardhmen e saj, duke filluar nga talentet e reja, shkruan telesport.

Mbappé ka qenë i lidhur me Realin prej disa kohësh. Kontrata i skadon më 2022 dhe ky fakt mund ta shtyjë PSG ta nxjerrë atë në treg. Ish-ojtari i Monaco do të donte të ndjehej udhëheqësi i projektit, ndërsa në Paris po studiojnë ardhjen e mundshme të Messit ose Agueros. Përveç kësaj, klubi francez është afër një marrëveshje rinovimi me Neymar, të cilit gjithashtu i skadon kontrata më 2022. Flitet për një kontratë të re deri në vitin 2026, për 37 milionë euro në sezon.

Prandaj, Mbappé duhet të jetë i kënaqur me një pagë më të ulët dhe një rol dytësor, krahasuar me brazilianin.

Sa i përket Haaland, për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar, por Florentino Perez është në kushte të shkëlqyera me menaxhmentin e Borussia Dortmund.

Norvegjezi është gjithashtu i hipnotizuar nga hipoteza e Barcelonës, por Blaugrana-t nuk janë në kushtet ekonomike për të konkurruar me “Los Blancos”. Së funmi, shënjestra do të ishte gjithashtu Moussa Diaby, një 21-vjeçar, të cilin Bayer Leverkusen e bleu për 15 milionë euro më 2019 dhe mes të papriturave të këtij sezoni në Bundesligë, ka shënuar 9 gola dhe dhënë 12 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat