Reja: Më shumë se motivimi kundër Anglisë

Futboll

Reja: Më shumë se motivimi kundër Anglisë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 13:21
Reja: Më shumë se motivimi kundër Anglisë

Trajneri i kombëtares, Edi Reja ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë teksa thekson kualitetin në organikën e Shqipërisë, ndërsa shton se më shumë se motivimi nesër duhet përdorur mendja.

Është Anglia kundërshtar që i frikëson të gjithë në Europë? Është Kejn kërcënimi i vetëm apo ka edhe të tjerë? “Anglia është një kundërshtar shumë i fortë dhe ka një organikë me shumë kampionë. Kejn është me siguri lojtari që është shumë i fortë dhe që më pëlqen shumë, por ka edhe Maunt apo Foden që janë të rinj. Kanë treguar cilësi të rëndësishme që mund të bëhen lojtarë të mëdhenj”.

Motivimi vjen natyrshëm, por si e keni menduar ta ndalni Anglinë? “E dimë që motivimi është, por duhet përqëndrim, maturim, duhet të ketë edhe aspekte taktikë, nuk të japin referime sepse edhe anësorët marrin pjesë në sulm. Më shumë se motivimi, duhet përdorur mendja, nuk duhet t’i japim hapësirë dhe duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë dhe jo vetëm në aspektin defensive, por do të kërkojmë edhe t’i vendosim në vështirësi”.

Sa mundësi ka që Broja të jetë titullar duke qenë se është formuar atje? “Është njësoj me sulmuesit e tjerë, ne stërvitemi me mundësitë që të luajnë të gjithë. E mësojnë nesër se kush luan. Kush niset titullar, apo niset më pas, Broja duhet të jetë gati. Ai e njeh mirë Anglinë dhe mund të na japë një dorë, por nuk e kemi vendosur”.

Sa e vështirë për të ribërë sërish mbrojtjen pa Kumbullën? “Përveç Gjimshitit dhe Ismajlit, kaluajtur edhe Veseli. Ka bërë mirë kur ka luajtur dhe mund të spostohet Gjimshiti në qendër dhe mund ta mbajë mirë Kejn edhe për nga ana e stautrës. Për kushdo të luajë , do të bëjë mirë. Kumbulla ishte në rritje, por një dhimbje në gju dhe nuk mund ta rrezikonim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat