Premier League-s shumë shpejt i shtohet një stadium i ri modern

Futboll

Premier League-s shumë shpejt i shtohet një stadium i ri modern

Më: 27 mars 2021 Në ora: 13:55
Premier League-s shumë shpejt i shtohet një stadium i ri modern

Everton aktualisht është në proces të ndërtimit të një stadiumi të ri me kapacitet 52,888, 500 milion £ flitet se i ka kushtuar klubit ndërtimi i stadiumit të ri në Bramley-Moore Dock në Liverpool dhe duket e pabesueshme.

Më në fund duket se fansat e Everton do të jenë në gjendje të shijojnë një stadium krejt të ri që do të hapet në fillimin e edicionit të Premier League 2024/25, duke zëvendësuar Goodison Park me bazë në Walton – me kapacitet prej 39,572 i datuar që nga viti 1892.

Stadiumi i ri do të përfshijë një tribunë vendase që mund të mbushë rreth 13,000 vende për Evertonianë të pasionuar.

Llogaria zyrtare e Everton në Twitter postoi pamje të stadiumit ‘të klasit botëror’ të Premten pasdite.

Është vlerësuar se zhvillimi i stadiumit dhe planet për një Goodison Legacy do të japin një rritje prej 1.3 miliardë funte në ekonomi, sipas faqes zyrtare të klubit. Ai gjithashtu do të krijojë më shumë se 15,000 vende pune dhe do të tërheqë 1.4 milion vizitorë të rinj në qytet.

Everton gjithashtu ka postuar një përshkim virtual të stadiumit në kanalin e tyre zyrtar në YouTube.

Klubi planifikon ta bëjë atë stadiumin më të qëndrueshmin në Premier League kur ndërtimi përfundimisht të përfundojë, duke shfrytëzuar diellin, erën dhe shiun për të krijuar energji dhe për të zvogëluar konsumin tradicional të energjisë, procesi i ndërtimit të stadiumit të ri pritet të zgjasë 150 javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat