Spanja si Beogradi, ja si i referohet Kosovës

Futboll

Spanja si Beogradi, ja si i referohet Kosovës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:42
Spanja si Beogradi, ja si i referohet Kosovës

Në Spanjë vazhdojnë me budallaqet e radhës dhe pa fije turpi, sikur po i shërben politikës së Beogradit.

Të shtunën në mëngjes, “RTVE” – televizion publik në Spanjë, teksa bënte paralajmërimin për ndeshjen me Kosovën, iu referua përfaqësueses dardane si “Përfaqësuesja e Federatës së Futbollit të Kosovës” dhe jo përfaqësuesja apo kombëtarja e Kosovës.

Çfarë t’i thuhej kësaj, veç Spanja si Beogradi!

Kosova do të luajë me 31 mars në Sevilla kundër Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Ky është edhe një turp i radhës për Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat