Shaqiri: Serbët na i ndërprenë ushtrimet, i morën Sinanin dhe Cimilin...

Futboll

Shaqiri: Serbët na i ndërprenë ushtrimet, i morën Sinanin dhe Cimilin...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:07
Shaqiri: Serbët na i ndërprenë ushtrimet, i morën Sinanin dhe Cimilin...

Ish sulmuesi i Besëlidhjes, Ramiz Sadikut dhe Prishtinës, Ekrem Shaqiri, tregon një ngjarje interesante të vitit 1991, kur milicia e pushtuesit serb, iu bëri problem të madh dhe i kërcënoi rëndë, duke i marrë trajnerët në bisedë informative. Kjo ndodhi në kohën e gjeneratës së sakrificës.

Shaqiri ka qenë prej sulmuesve më të mirë në vitet e 80-ta dhe të 90-ta, tregon dy raste interesante.  

“Janë dy të veçanta që mund t’i tregoj, por ka edhe dhjetëra raste. Më kujtohet ndeshja në Drenas Feronikeli - Prishtina, që nuk e harroj kurrë, kur policia serbe e ndërpreu sfidën. 

Një rast tjetër në fshatin Llukar të Prishtinës, kur KF Prishtina zhvillonte ushtrimet, erdhi policia dhe i ndërpreu ushtrimet (viti 1991).

Trajneri Shefqet Sinani (tani i ndjerë) dhe Ramadan Cimili, u morën në pyetje te stacioni policor ne Keqekollë”, tregon Shaqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat