​Berisha: Këta janë dy lojtarët e Anglisë të cilëve iu druhem më shumë

Futboll

​Berisha: Këta janë dy lojtarët e Anglisë të cilëve iu druhem më shumë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:11
Etrit Berisha

Në konferencën për shtyp para ndeshjes Shqipëri - Angli, së bashku me trajnerin Edi Reja ishte edhe portieri dhe kapiteni i kombëtares Etrit Berisha.

Berisha me këtë rast e vlerësoi lartë Anglinë duke i cilësuar si kundërshtarë shumë cilësorë edhe pse u shpreh i bindur se ata do të bëjnë një paraqitje shumë të mirë ndaj tyre.

Berisha: Anglia skuadër shumë e fuqishme, por jam i sigurt se do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë ndaj tyre

“Anglia është një ekip jashtëzakonisht i fortë dhe po nëse merren lojtarët që ka më siguri janë të gjithë lojtarë që kanë potencial për të krijuar shumë raste dhe për t’i fituar ndeshje mirëpo me siguri ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe kualitetet e tyre sidomos dhe do mundohemi që të përgatitet kjo ndeshje sa më mirë që është e mundshme dhe sa i përket Kumbullës me siguri që është një lojtarë në rritje mirëpo unë mendoj që kemi edhe lojtarë të tjerë të cilët mund ta bëjnë atë punë shumë mirë sepse kanë ditur ta bëjnë edhe më herët kështu që në këtë pikëpamje jam shumë i sigurt që do bëjmë një paraqitje të mirë.”, tha Berisha.

Sa i përket asaj nëse brenda ekipit ka presion për shkak të përballjes më një skuadër kaq të fortë si Anglia, Berisha ka thënë se kjo nuk do të ndodh dhe se do të japin maksimumin për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Berisha: Nuk do të kemi presion por do të kërkojmë rezultat pozitiv ndaj Anglisë

“Të them të drejtën me siguri që Anglia është një ekip shumë i mirë, një ndër ndoshta më të mirat në botë mirëpo sa i përket presionit nuk mendoj që është edhe aq i lartë sa ndoshta mund të jetë në ndeshje të tjera për shkak se kemi edhe rivalët tonë direkt. Kjo është një ndeshje ne vete mendoj dhe ne do të mundohemi që ta bëjmë mjaftë të vështirë për ta dhe do mundohemi që të marrim diçka nga kjo ndeshje dhe nëse arrijmë në një rezultat pozitiv atëherë me siguri që edhe vet-besimi në skuadër do të rritet edhe me shumë dhe udhëtimi ynë në këto kualifikime do të jetë më i lehtë.”, theksoi kapiteni i kombëtares kuqezi.

Në fund Berisha, i pyetur se kush janë lojtarët e Anglisë nga të cilët ai ka më shumë frikë, tha se Harry Kane dhe Raheem Sterling janë më të rrezikshmit në radhët e “Tre luanëve”

Berisha: Kane dhe Sterling lojtarët më të rrezikshëm në radhët e Anglisë

“Po me siguri të merret lojtarë për lojtarë të gjithë kanë kualitete, luajnë në ligën më të fortë në botë dhe nëse fokusohemi vetëm te një lojtarë atëherë mendoj që gabojmë, duhet të shikojmë të gjitha si skuadër dhe të gjithë lojtarët që kanë mundësi që të paraqiten nesër të studiohen, por me siguri Kane dhe Sterling janë dy lojtarë të cilët kanë pasur shumë prezenca në Angli dhe me siguri mendoj që ata dy janë një ndër lojtarët më të rrezikshëm.”, tha në fund Etrit Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat