Sarri merr ofertë nga klubi i njohur evropian

Futboll

Sarri merr ofertë nga klubi i njohur evropian

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:19
Sarri merr ofertë nga klubi i njohur evropian

Trajneri i njohur italian, Maurizio Sarri, raportohet se mund të fillojë një aventurë të re në Turqi.

Sipas “Ajansspor”, Fenerbahce tashmë ka filluar kontaktet me ish-trajnerin e Napolit, Chelseas e Juventusit.

Madje, raportohet se presidenti i klubit turk, Ali Koc, i ka bërë 62-vjeçarit një ofertë.

Negociatat mes palëve besohet se do të vazhdojnë në javën e ardhshme.

Kujtojmë se Maurizio Sarri është pa skuadër nga gushti i vitit të kaluar, kur kishte ndarë rrugët me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat