Maguire paralajmëron Shqipërinë

Futboll

Maguire paralajmëron Shqipërinë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:42
Maguire paralajmëron Shqipërinë

Harry Maguire, mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i përfaqësueses angleze, është i bindur se “tre luanët”, me të cilët do të përballet Shqipëria, janë përmirësuar në krahasim me skuadrën që mori pjesë në Botrorin e vitit 2018.

“Mendoj se brenda tre viteve jemi zhvilluar, kemi punuar më shumë taktikisht, eksperienca e një turneu është e rëndësishme dhe do ta marrim atë eksperiencë e do të na ndihmojë, si lojtarë, skuadër e individë.

Tre vite është një periudhë e gjatë për t’u zhvilluar dhe jam i sigurt se jemi zhvilluar në mënyrë pozitive”, tha ai sot në konferencën për shtyp para nisjes drejt Shqipërisë.

I pyetur më pas se çfarë roli kishin të rinjtë që po afroheshin në ekip, Meguajr bëri të qartë se po ndhmonin skuadrën që të bante një hap më shumë përpara dhe se e kishin merituar, përndryshe nuk do të ishin në kombëtare.

“Fillimisht të rinjtë kanë sjellë talent, janë të mire teknikisht, po luajnë mrië për klubet e tyre dhe nëse nuk luan, nuk e ke mundësinë për të luajtur për kombëtaren”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat