Futbollisti thyen 4 gishtat

Futboll

Futbollisti thyen 4 gishtat

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:48
Futbollisti thyen 4 gishtat

Në Ligën e Dytë angleze, në ndeshjen Forest Grin-Bolton, u regjistrua një përplasje horror, ku sulmuesi  i skuadrës vendase pas një dueli me kundërshtarin theu 4 gishtat e dorës së tij.

Episodi ndodhi në minutën e 7’ të ndeshjes, ku sulmuesi xhamajkan, Xhamill Mat  u shtri në fushën e lojës duke bërtitur, ndërsa në ndihmë të tij erdhën mjekët të cilët e shoqëruan 31-vjeçarin jashtë fushës së blertë.

Pamje e tmerrshme.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të miqve, me një gol të shënuar në minutën e 39’ nga Dojle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat