Zeneli: Ndeshje speciale, kam luajtur për Suedinë

Futboll

Zeneli: Ndeshje speciale, kam luajtur për Suedinë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:23
Zeneli: Ndeshje speciale, kam luajtur për Suedinë

Kosova e nis nesër kampanjën për kualifikimin në Kampionat Evropian, ndërsa përballë do ta ketë kombëtaren e Suedisë.

Para ndeshjes, “Dardanët” po mbajnë një konferencë për media.

Arbër Zeneli tha se kjo ndeshje është speciale pasi ka luajtur për Suedinë që nga mosha 15 vjeçare.

“Ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi ekip shumë të fortë. Kanë ftuar lojtarë Word Class si Zlatan Ibrahimoviç. Të shohim se çfarë do të ndodh gjatë ndeshjes”, tha Zeneli.

“Ndeshje special sepse kam luajtur për Suedinë prej 15 vjet edhe më ka ndihmuar që të behëm lojtari qe jam sot. E kom prit ketë ndeshje që të luaj kundër Suedisë. Ne shkojmë për tre pikë, nësë shënoj gol shënoj.”

Pas ndeshjes me Suedinë, Kosova do të udhëtojë për t’u përballur me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat