Zeneli tregon nëse do të festojë në rast se shënon gol ndaj Suedisë

Futboll

Zeneli tregon nëse do të festojë në rast se shënon gol ndaj Suedisë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:34
Zeneli tregon nëse do të festojë në rast se shënon gol ndaj Suedisë

Mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme me Suedinë.

Ai ka deklaruar se në këtë ndeshje Kosova luan për tri pikë.

"Ne do të ballafaqohemi me një skuadër të fuqishme siç është Suedia, por ne jemi përgatitur mirë dhe shkojmë ndaj Suedisë për tri pikë.", tha Zeneli.

Sa i përket asaj nëse do të festonte në rast se e gjen golin Zeneli u përgjigj:

"Kjo është një ndeshje speciale sepse kam luajtur për Suedinë por shkojmë në këtë lojë për tri pikë dhe pastaj nëse shënoj do të shohim nëse do të festojë apo jo.", u shpreh Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat