Tetovari Sadiku flet për duelin Kosovë-Suedi

Futboll

Tetovari Sadiku flet për duelin Kosovë-Suedi

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:39
Tetovari Sadiku flet për duelin Kosovë-Suedi

Kombëtarja e futbollit të Kosovës pas triumfit 4:0 në miqësoren me Lituaninë, me atmosferë shumë pozitive pret ndeshjen e parë të eliminatoreve për botërorin “Qatar 2022” të dielën në Prishtinë përballë Suedisë.

Dueli tërheq vëmendje të madhe jo vetëm për opinionin kosovarë, pasi numri i madh i shqiptarëve që jetojnë në Suedi bën që përballja të komentohet e pritet me shumë emocion. Tashmë shumë vite në Suedi jeton e veproj një ish-futbollist i shquar tetovar, Gajur Sadiku.

Futbollist i spikatur i Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit të Shkupit, tashmë trajner i futbollit në Suedi flet për duelin e të dielës në Prishtinë, ndërsa si njohës i mirë i atmosferës dhe gjendjes së dy përfaqësueseve 56-të vjeçari nga Poroji i Tetovës paralajmëron duel interesant. 

Image

“Kosova para vetes ka përballë një rival të fortë si Suedia. Duke njohur suedezët dhe stilin e suedezëve, shpresoj që Kosova të shfaqet me një lojë dinjitoze, ndërsa për të marrë rezultat pozitiv do të duhet shumë stabilitet në mbrojtje, koncentrim të hatashëm për 90-të minuta në dy kahjet e lojës dhe shfrytëzim i mundësisë qoftë edhe më të vogël para portës kundërshtare.

Dihet se Suedia posedon sulm të cilësor dhe të shpejtë si që janë Isak, Ibrahimoviç dhe Kolushevski dhe do duhet shumë mund e kujdes për tu ndalur. Kthimi i Ibrahimoviçit në përfaqësuesen e Suedisë ndryshon shumë atmosferën brenda grupit, ekipi frymon ndryshe lasi përvoja dhe impakti që ka si karakter i bën shumë mirë grupit.

Gjithsesi, besoj se përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes e din mirë se çfarë kundërshtari është Suedia dhe besoj që me një lojë kolektive t’i arrijnë qëllimit në këtë duel”, deklaroi trajneri tetovar që vepron në Suedi, Gajur Sadik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat