Kroacia mezi e mposhti Qipron

Futboll

Kroacia mezi e mposhti Qipron

Nga: K.G. Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:53
Kroacia mezi e mposhti Qipron

Kroacia, nënkampion i botës, nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme. 

Kroatët mezi e mposhtën me rezultat 1:0 Qipron në Rijekë, në takimin e xhiros së dytë të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Autori i golit është futbollisti Mario Pasaliq në  minutën e 40-të. 

Kroatët pas humbjes me 1:0 Sllovenia, iu kthehen fitoreve. 

Rusia udhëheq grupin me 6 pikë, duke lënë pas Slloveninë me 3, Kroacinë 3,  Sllovakinë 1, Qipron 1 dhe Maltën 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat