Liverpool gjen pasuesin e Alisson, shënjestron portierin turk

Futboll

Liverpool gjen pasuesin e Alisson, shënjestron portierin turk

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:44
Liverpool gjen pasuesin e Alisson, shënjestron portierin turk

Liverpool ka në portë një nga gardianët më të mirë në Botë, me Alisson Bekcer që mbron katërkëndëshin e “The Reds”.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një nga portierët më të mirë në Botë, drejtuesit e kuq vijojnë të mendojnë për pasuesin e Alisson.

Mediat në Angli bëjnë me dije se pasuesi i Alisson është gjetur dhe është Ugurcan Cakir.

Portieri i talentuar i Trabzonspor shihet si alternativa ideale për “The Reds”. Cakir mbron prej disa vitesh portën e Trabzonspor.

Kartoni i 24-vjeçarit vlerësohet rreth 15-20 milionë euro. Cakir është pjesë e Trabzonspor që në vitin 2012, kur në atë kohë aktivizohej për ekipin U-17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat