Ruiz befason përsëri me fizikun

Futboll

Ruiz befason përsëri me fizikun

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:54
Ruiz befason përsëri me fizikun

“Ish-boksieri trashuluq”, Andy Ruiz Jr po duket në formën më të mirë të mundshme fizike para rikthimit në ring.

Ruiz Jr shokoi botën e boksit me një fitore kundër të gjitha gjasave, teksa e nokautoi AJ në qershor të vitit 2019, për t’i fituar titujt WBA, IBF dhe WBO.

Mirëpo, dieta e dobët dhe mungesa e përgatitjeve ndikoi që ai t’ia kthente titujt Joshuas gjashtë muaj më vonë në Arabinë Saudite.

Ruiz Jr është i vendosur ta dëshmojë se fitorja kundër AJ nuk ishte e rastësishme. Talljet me të dhe peshën e tij, gjithashtu për faktin se ai u desh t’i dorëzonte menjëherë titujt për të cilat punoi aq shumë, rezultoi me depresion te Ruiz Jr, i cili shtoi edhe më shumë peshë.

Që nga atëherë, dhe pa asnjë meç tjetër që prej humbjes kundër Joshuas në 2019-tën e vonshme, Ruiz Jr është stërvitur nga trajneri, Eddy Reyonso, i cili është trajneri i Canelo Alvarezit. Rezultati është i qartë të shikohet.

Ruiz Jr ka treguar fizikun dhe transformimin e tij të jashtëzakonshëm së fundmi, pas një rutine të përmirësuar të stërvitjeve, derisa po përgatitet për meçin kundër Chris Arreola më 1 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat