Drita zhvilloi ndeshje miqësore me Kikën

Futboll

Drita zhvilloi ndeshje miqësore me Kikën

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:08
Drita zhvilloi ndeshje miqësore me Kikën

Drita e ka triumfuar me lehtësi miqësoren e së shtunës përballë Kikës me rezultat të thellë 7:1.

Kampioni në fuqi nuk ka patur aspak mëshirë për rivalit rajonal që bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar, teksa i ka mbushur rrjetën me gola.

Në listën e gjatë të golashënuesve u shënuan emrat e Festim Alidemës me dy shënime, Betim Haxhimusës, Astrit Fazliut, Henryt, Pristleyt dhe një futbollisti të skuadrës mysafire, i cili realizoi autogol.

Golin e vetëm dhe të nderit për skuadrën nga Hogoshti e realizoi mesfushori Fidan Kqiku.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Dritës me bari sintetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat