E pabesueshme çfarë ndodh në Beograd!

Futboll

E pabesueshme çfarë ndodh në Beograd!

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:23
E pabesueshme çfarë ndodh në Beograd!

E pabesueshme çfarë ndodh në Beograd! Ronaldos nuk i akordohet një gol i rregullt, shikoni tërbimin e yllit portugez!

Një episod i çuditshëm u regjistrua në fundin e sfidës, Serbi-Portugali që përfundoi me rezultatin 2-2. Në sekondat e fundit të shtesës, Kristiano Ronaldo shënoi për Portugalinë, por goli nuk u akordua.

Nga pamjet e publikuara, duket se topi e ka kaluar vijën fatale.

Ky vendim i gjyqtarit, tërboi CR7-tën i cili u shfaq tepër i zhgënjyer në fundin e ndeshjes.

Ronaldo doli nga ndeshja, madje hodhi edhe shiritin e kapitenit dhe u ndëshkua me të verdhë.

Me këtë barazim, dy kombëtaret tani kanë nga 4 pikë. Serbia gjendet në vendin e parë për shkak të golaverazhit, kurse Portugalia në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat