Arsenali synon transferimin e Dybalas

Futboll

Arsenali synon transferimin e Dybalas

Më: 27 mars 2021 Në ora: 23:27
Paulo Dybala

Arsenali u është bashkuar rivalëve të Chelseat, Tottenhamit dhe Manchester Unitedit në ndjekjen e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas ende nuk ka rënë dakord për një kontratë të re, me Juven që i ka dhënë ultimatum me ofertën e tyre përfundimtare “merre ose leje”.

Marrëveshja e tij skadon në qershor të 2022, kështu që një shitje gjatë verës tani duket pothuajse e garantuar dhe Liga Premier është destinacion i mundshëm.

Manchester United ka kohë që është lidhur me ‘La Joyan’, ndërsa Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë gjithashtu të interesuar.

Sipas gazetës The Sun, tani edhe Arsenali është gjithashtu i gatshëm të bëjë një ofertë për Dybalan nëse nuk janë në gjendje të mbajnë Martin Odegaardit sapo të skadojë periudha e huazimit nga Real Madridi.

Dybala ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime këtë sezon, por arriti vetëm 16 paraqitje konkurruese për shkak të lëndimeve dhe infektimit me coronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat