Icardi jashtë mundësive, Lacazette i arritshëm, plani i Romës për merkaton

Futboll

Icardi jashtë mundësive, Lacazette i arritshëm, plani i Romës për merkaton

Më: 28 mars 2021 Në ora: 01:00
Icardi jashtë mundësive, Lacazette i arritshëm, plani i Romës për merkaton

Nevoja mund të shndërrohet në mundësi. Në krizën botërore, në të cilën është përfshirë edhe Kanali Suezit, Roma mund të rindërtojë planet e saj të investimeve pa u shqetësuar për parametrat e “Fair Play-t Financiar” të përcaktuar nga UEFA, që është në plan për t’u anuluar madje, për shkak të pandemisë.

Prandaj, pavarësisht nga pjesëmarrja ose jo e verdhekuqve në Champions sezonin e ardhshëm, Friedkins janë të gatshëm të investojnë për të përmirësuar ekipin. Pa shpenzime të çmendura, por edhe pa sakrifica të papërballueshme. Nëse arrijnë atë që kanë në mendje, nuk do të formohet një tjetër “ekip kombëtar” me ish-lojtarë të shkëlqyer verdhekuqë, që spikatin diku tjetër, si Alisson, Salah, apo Marquinhos e Pjanic.

Roma nuk do të marrë asnjë sulmues që kushton sa Icardi, i cili ka qenë më parë alternativë. Afrimi i francezit Lacazette, nga ana tjetër, të cilit i skadon kontrata në vitin 2022 me Arsenalin, është i mundur. Në total, me fushatën e ardhshme të blerjeve dhe rinovimeve, drejtori Pinto pret të ulë shumën totale të pagave me rreth 20 milionë euro (bruto).

Është një mbështetje e rëndësishme financiare, që do të ndihmonte pronarët për të forcuar skuadrën. Përveç konfirmimit të lojtarëve të mëdhenj dhe ndryshimit të qendërsulmuesit, do të nevojiten të paktën një portier dhe dy anësorë për t’u mbrojtur më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat