Jorginho: Kujt s’i mungon Napoli, në Londër nuk dinë ç’është dielli!

Futboll

Jorginho: Kujt s’i mungon Napoli, në Londër nuk dinë ç’është dielli!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 07:32
Jorginho

Jorginho është një nga emrat e shumëpërfolur për një rikthim në Serie A. Mesfushori i kombëtares italiane, tre vite më parë u transferua te Chelsea për 57 milion euro. Mauruzio Sarri e donte te londinezët, pasi e kishte pasur nën urdhra te Napoli.

Aty kishte shkëlqyer për katër sezone dhe sigurisht nuk e harron ekipin dhe qytetin, madje e shpreh hapur se i mungon shumë. Në një intervistë dyshe me Marek Hamsik, në “Peppy Night Fest”, ai u pyet sa i mungon Napoli.

“Kujt nuk do t’i mungonte Napoli?! Është shumë ftohtë në Londër, këtu as nuk e dinë çfarë është dielli. Nuk ka fjalë për ta përshkruar sa shumë më mungon qyteti i Napolit”, është shprehur Jorginho mes të tjerash.

Gjatë javës ishte agjenti i tij, Jorge Santos, ai i cili i dha sinjalet e para të dashurisë mes mesfushorit dhe klubit italian. Për Radio Marte ai deklaronte: “Nëse Napoli do të bëjë një ofertë, atëherë ne do ta vlerësojmë atë”.

Nëse edhe Sarri rikthehet te Napoli, atëherë me siguri Jorginho nuk do ta mendonte dy herë që të rikthehej në Serie A. Gjithsesi Chelsea vendos gjithçka, pasi mesfushorit i përfundon kontrata verën e vitit 2023. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat