Kroacia e nderon Modricin, fituesi i ‘Topit të Artë’ shpërthen në lot!

Futboll

Kroacia e nderon Modricin, fituesi i ‘Topit të Artë’ shpërthen në lot!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:09
Luka Modric

Kombëtarja e Kroacisë e ka nderuar me një fanellë mesfushorin e Realit, Luka Modric.

Modric, festoi 135 paraqitje me kombëtaren e tij, ku njëherit bëhet edhe futbollisti i parë nga ky shtet që ka fituar ‘Topin e Artë’.

Ai debutoi në vitin 2006 kundër Argjentinës, e që nga ajo ditë la gjurmë në futbollin botëror.

Mesfushori nuk arriti të përmbahet, ku trajneri dhe kryetari i Federatës kroate ia dhuruan atij fanellën e Kombëtares.

Kujtojmë se Kroacia e ka fituar takimin e parë në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin e Katarit ndaj Qipros me rezultatin final në 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat