Reja mendon t’i bëjë disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Anglisë

Futboll

Reja mendon t’i bëjë disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Anglisë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:18
Reja mendon t’i bëjë disa ndryshime, formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Anglisë

Shqipëria pret Anglinë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Djelmoshat e Edy Rejas synojnë të shkaktojnë befasi, pasi Anglia në letër konsiderohet si favorit i madh.

Shqipëria e nisi me fitore këtë kampanjë kualifikuese, pasi triumfoi në udhëtim te Andorra me rezultat 0-1.

Me fitore e nisën edhe anglezët që mposhtën thellë 5-0 San Marinon.

Trajneri italian i Shqipërisë, Edy Reja ka disa dilema për formacionin bazë, teksa vendin e Marash Kumbullës së lënduar pritet ta zë Frederik Veseli.

Përveç Veselit në mbrojtje do të jenë edhe Ardin Ismajli e Berat Gjimshiti, ndërsa në krah të tyre janë Elseid Hysaj e Ermir Lenjani.

Keidi Bare, Klaus Gjasula dhe Qazim Laçi pritet ta përbëjnë mesfushën e Kombëtares së Shqipërisë, derisa dyshja e sulmit pritet të jetë e përbërë me Sokol Cikalleshin e Armando Brojën, me sulmuesin kavajas që është në balotazh me Myrto Uzunin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat