Anglia e bën nostalgjik Nallbanin, portieri: Gazetarët më pyesnin a kisha shkuar në shkollë!

Futboll

Anglia e bën nostalgjik Nallbanin, portieri: Gazetarët më pyesnin a kisha shkuar në shkollë!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:52
Anglia e bën nostalgjik Nallbanin, portieri: Gazetarët më pyesnin a kisha shkuar në shkollë!

Viti 1989 dhe ndeshja kundër Anglisë në Ueblej sjell kujtime të bukura për ish-portierin, Blendi Nallbani. Pikërisht, në atë takim dhe stadium mitik, Nallbani në moshën 17-vjeçare vendosi rekordin si portieri më i ri që luan aty, teksa para përballjes së sotme ndaj britanikëve, nëpërmjet një interviste për Report TV ka rikujtuar edhe njëherë atë ndeshje të së kaluarës.

Nallbani thekson se gazetarët anglezë ishin shumë kurioz dhe e pyesnin nëse kishte shkuar në shkollë, ndërsa tregon se në aeroport kur mbërritën në Angli, i pritën një grup tifozësh nga Kosova.

Pyetjet e gazetareve- “Bënin pyetje ata jo sa vjeç je? A ke shkuar në shkollë? A ke bërë detyrat?

Domethënë kishin humor anglez. Unë i jepja përgjigjje sipas mënyrës timë dhe doktori (që ishte edhe përkthyes) i fuste nga një llustër”.
Mbështetja e tifozëve nga Kosova.

 “Sa kemi zbritur po na prisnin një grup tifozësh nga Kosova, emigrant, me flamuj. Këto të sigurimit na thonin mos i përshëndesni, mos u afroni, ndërkohë këto po na prisnin. Kjo na krijoi emocione, por edhe frikë, pasi sigurimi nuk na lejonte asnjë lloj kontakti”.

Shkëmbimi i fanellës me Shilton- “Unë e hoqa bluzën time se kisha dëshirë ta shkëmbeja me të tijën. E dija çfarë më priste në Shqipëri, sepse duhet të paguaja nja 2.500 lekë, por Shilton nuk më la. Hajde tha se je i vogël ti se ta jap unë. Madje më mori përkrahu dhe më mori te dhoma e tij”, u shpreh Nallbani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat