Lukas fton vëllain e tij

Futboll

Lukas fton vëllain e tij

Më: 28 mars 2021 Në ora: 12:37
Lukas fton vëllain e tij

Didie Deshamp gjithmonë u është druajtur udhëtimeve të gjata të skuadrës së tij. Kazakistani është thuajse 10 orë larg me Parisin dhe dukshëm skuadra ka mbërritur e sfilitur në Astana siç e dëshmojnë fjalët e Adrien Rabio, i cili është ankuar për vështirësi të gjetjes së formës.

Nga grumbullimi francez, ka folur Lukas Hernandez, i cili duke lënë mënjanë alibitë, ka shprehur dëshirën për të pasur te Franca edhe vëllain e tij, Teon, që luan për Milanin.

“Teo po bën shumë mirë, veçanërisht për lojën që shpreh nga pikëpamja sulmuese. Me topin në këmbë është shumë i aftë dhe i sigurt. Ai di të depërtojë lehtësisht midis vijave, deri në pikën e gjuajtjes.

Jam i lumtur që ai po kalon një sezon të shkëlqyeshëm me Milanin, duke i dhënë vazhdimësi paraqitjeve të vitit të kaluar. Është shumë ambicioz dhe e di që dëshiron të përmirësohet gjithnjë e më shumë.

Ai nuk është i kënaqur dhe synon gjithnjë e më lart, ndaj mezi pres ta kem shok te Franca”, përfundoi mbrojtësi i Bajernit të Mynihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat