Edhe Serbia e luan Kosovën në bastore, ja koeficienti

Futboll

Edhe Serbia e luan Kosovën në bastore, ja koeficienti

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:12
Edhe Serbia e luan Kosovën në bastore, ja koeficienti

Edhe në bastoret në Serbi figuron emri i Kombëtares së Kosovës, në përballje me Suedinë, që sot luhet në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Media serbe “Kurir” parashikon edhe fituesin e ndeshjes Kosovë-Suedi, ndeshje e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Botëror në futboll.

Media serbe i referohet bastores “Mozzart” që ka pikat në Serbi dhe e merr për bazë koeficientin e saj për Suedinë. Sipas këtij mediumi, që shkarravit gjithmonë, parashikon fitoren e suedezëve.   

Image

Shkrimi i medias serbe, që shkarravit si gjithmonë

“Kosova – Suedia 2 - 1.78 koeficienti. Pas Solnës, drejtohen për në Prishtinë. Kombëtarja suedeze e filloi në mënyrë triumfuese kualifikimet për Kupën e Botës në Katar duke festuar mbi Gjeorgjinë në shtëpi, dhe ata do të kenë të njëjtin qëllim sonte si mysafir i të ashtuquajturës përzgjedhja e Kosovës.

Zlatan Ibrahimoviç fitoi ndeshjen pas kthimit të tij në ekipin kombëtar me një asistim, dhe ai do të shpresojë për një gol në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ekipi vendas pushoi në raundin e parë, domethënë ata luajtën një ndeshje miqësore me Lituaninë dhe mundën 4:0”, shkruan mes të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat