Ronaldos ia vodhën golin në Beograd, flet mbrojtësi serb

Futboll

Ronaldos ia vodhën golin në Beograd, flet mbrojtësi serb

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:25
Ronaldos ia vodhën golin në Beograd, flet mbrojtësi serb

Serbia luajti baraz me Portugalinë 2: 2 në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Ronaldo goditi topin i cili në bazë të pamjeve dukej se kishte kaluar vijen, por goli nuk u pranua nga gjyqtari.

Kjo krijoi pakënaqësi dhe nervozizëm te portugezi i cili gjuajti në tokë shiritin e kapitenit dhe la fushën.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe qendërmbrojtësi serb, Stefan Mitroviq, lojtari që largoi topin e goditur nga Ronaldo.

“Ronaldo ka pikëpamjen e tij për situatën, ai mund të jetë i zemëruar, nuk mendoj se topi hyri brenda. Ne jemi të kënaqur me rezultatin në fund, ne fituam një pikë në fund.

Ne nuk jemi shumë të kënaqur, ne shkuam për fitore” – tha Mitroviq. Ronaldos ia vodhën golin në Beograd, gyjqtarët e dëmtuan Portugalinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat