Kylian Mbappe vë afat

Futboll

Kylian Mbappe vë afat

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:46
Kylian Mbappe vë afat

Vera po afron, por Kylian Mbappé ende nuk jep indicie për të ardhmen e tij. Nuk e ka rinovuar kontratën me PSG-së, me aktualen që i përfundon në qershor 2022, dhe, nëse nuk e firmos muajt e ardhshëm, do t’i detyrojë parizienët ta shesin gjatë merkatos së verës, në mënyrë që të mos largohet falas vitin e ardhshëm. “Ylli” francez i futbollit mësohet se e ka kthyer mbrapsht tri herë propozimin e PSG-së.

Bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë me një përfitim prej 30 milionë eurosh neto në sezon. Klubi, përmes Leonardos, ka tentuar t’i ushtrojë presion privatisht dhe publikisht, por pa e arritur qëllimin. Tani duket se e kanë ndarë mendjen se nuk do të jetë e mundur për ta bindur.

Në këtë situatë, klubi që përfiton më shumë është Real Madridi. “Los Blancos” janë të parët në listë të interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit, që Madridin e sheh se destinacionin e tij të preferuar në hapin e radhës në karrierë. Drejtuesit e klubit “merengues” po e ndjekim me shumë vëmendje atë që po ndodh mes Mbappesë dhe PSG-së.

Ata nuk dëshirojnë të futen në konflikt me klubin me të cilin kanë marrëdhënie të shkëlqyera institucionale, por janë të vetëdijshëm se, nëse lojtari dhe klubi nuk arrijnë të mirëkuptohen, do të kenë një mundësi të artë për ta afruar në “Santiago Bernabeu”.

Vendimi përfundimtar i Mbappésë mund të vijë pas Kampionatit Europian. Siç është raportuar nga “Le Parisien”, francezi ka vendosur të mos shkojë në “Lojërat Olimpike të Tokios”. Ai e ka shqyrtuar mundësinë për të ndihmuar ekipin U-23 ​​të vendit të tij për të marrë medaljen në eventin që zhvillohet mes 21 korrikut dhe 7 gushtit.

Sidoqoftë, ka dy arsye pse ai ka zgjedhur të tërhiqet: kryesorja është lodhja e akumuluar e këtij sezoni, që do të përfundojë me turneun maksimal kontinental për ekipet kombëtare (nga 11 qershori deri më 11 korrik). E dyta, është e ardhmja e tij. Pas Europianit, Mbappé dëshiron të marrë vendimin se ku do të luajë vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat