Franca me lehtësi mposht Kazakistanin

Futboll

Franca me lehtësi mposht Kazakistanin

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:38
Franca me lehtësi mposht Kazakistanin

Kombëtarja e Francës ka triumfuar me rezultatin 0-2 kundër Kazakistanit si mysafir në kuadër të grupit D.

Franca shënoi fitore të lehtë me rezultatin 0-2, me golat e shënuara nga ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele në minutën e 19-t pas një asistimi të Martial dhe një autogoli të qendër mbrojtësit Mailly, një minutë para fundit të pjesës së parë.

Kombëtarja e Francës pati mundësin te trefishonte rezultatin ne minutën e 75-t nga penaltia, por ylli i PSG, Kylian Mbappe, dështoi të realizonte nga pika e bardhë.

Franca pozicionohet ne vendin e parë pas fitores së parë në këto kualifikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat