Media në Suedi kërkon kujdes nga Kosova

Futboll

Media në Suedi kërkon kujdes nga Kosova

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:57
Media në Suedi kërkon kujdes nga Kosova

Në vigjile të ndeshjes futbollistike Kosovë-Suedi, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2022, në Katar, vëmendje të veçantë pati në mediet suedeze, ku Kombëtarja e Kosovës u vlerësua si ekip me vlera që nuk duhet nënvlerësuar, duke përmendur sukseset e saj në fushën e futobllit në renditjen e FIFA-s, etj.

Kështu, Aftonbladet i kushtoi një hapësirë të veçantë për ndeshjen Kosovë-Suedi, në të cilën shkruan, veç tjerash për atmosferën që po mbretëron në kuadër të ekipit suedez në Prishtinë. Kjo gazetë citon deklaratat e trajnerit të përfaqësueses suedeze lidhur me lojën që do të zhvillojë sonte kundër Kosovës.

“Ekipi i kombëtares suedeze në ndeshjen kundër Kosovës do të jetë me pak ndryshime për dallim me ekipin që bëri ndeshjen me Gjeorgjinë”, deklaroi trajneri i ekipit suedez, Janne Andersson, transmeton rtklive.

Ai përmendi për mënyrën e lojës, për synimin që ekipi do ta ketë në këtë përballje. Në repartin e sulmit, Andersson ka vendosur të caktojë Alexander Isak dhe Zllatan Ibrahimoviq. Tutje, ai shtoi se ekipi suedez do të praktikojë një lojë ekipore, ndërkohë që në repartin e sulmit duhet të kihet kujdes që të mos e lëshojmë topin në vendet e gabuara. “Duhet të jemi pak më të drejtpërdrejtë në sulm, të jemi më të qartë”, deklaroi ai.

Po kështu, kjo revistë sportive (Sportbladet) bën fjalë kryesisht për ekipin e përfaqësueses së Kosovës, për mungesat e lojtarëve në përbërjen e saj. Duhet theksuar se vëmendje më e madhe kishte mungesa e portierit të reprezentacionit të Kosovës, Arienet Muric, i cili, siç bëhet e ditur, ishte suspenduar për çështje disiplinore, ndërkohë që përmenden edhe katër lojtarët e tjerë të cilët do të mungojnë, në ndeshjen e sotme, qoftë për arsye lëndimi, qoftë për arsye shëndetësore, që për taborrin suedez konsiderohet si diçka e mirë dhe me fat.

Por edhe në ekipin e reprezentacionit suedez ka mungesa të lojtarëve të rëndësishëm. Kështu, në duelin e sontëm mes Kosovës e Suedisë në ekipin suedez do të mungojnë portieri Robin Olsen, pastaj Dejan Kuluevski, si dhe Albin Ekdal, i cili pati rastin të luante kundër Gjeorgjisë, por që pësoi lëndim. Këto lëndime dhe mungesa të lojtarëve kanë ndikuar të zvogëlojë mundësinë që të bëjë rotacion në ekip”, deklaroi Andersson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat