Suedia e Ibrës nuk ia fali gabimet Kosovës!

Futboll

Suedia e Ibrës nuk ia fali gabimet Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja, foto Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës i nisi shumë keq kualifikueset për Kampionatin Botëror. Djelmoshave tanë nuk iu shkoi asgjë, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Suedia, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.   

Shkëlqimi i Kosovës me rezultat 4:0 në miqësore kundër Lituanisë, sonte u zbeh, për faktin se të tre golat i pësuan me fajin e tyre.

Suedia është një kombëtare me futbollistë me përvojë dhe gabimet nuk t’i falë në asnjë formë.  Zlatan Ibrahimoviç në 45 minutat e parë prore ishte i rrezikshëm për portën tonë.  

Image

Foto Shpend Ahmeti

Kosova u paraqitë pa disa lojtarë, Valon Berishën, Amir Rrahmanin, Ibrahim Dresheviqin, Herolind Shalën, të lënduar që të gjithë dhe portierin Arijanet Muriç, i suspenduar për një gjest të pahijshëm në kampin e kombëtares tonë.    

Edhe Kosova pati rastet e veta përmes Vedat Muriqit, Bersant Celinës, por u treguan të pasaktë.

Suedia regjistron fitoren e dytë në grupin B, pas asaj shumë të vështirë në Solna me 1:0 kundër Gjeorgjisë.

Në minutën e 12-të, portieri Samir Ujkani bëri gabim trashanik, nuk reagoi si duhet dhe nuk e kapi topin, ku nuk e fali Ludwig Augustinsson, realizoi për 0:1. Pas pesë minutave (17’) Isak doli i vetmuar, kalon edhe portierin dhe për çudi e për fat tonin gjuajti mbi portë.  

Në minutën e 21-të, Vedat Muriqi pati rast të volitshëm, por në vend që të shënojë, gjuajti jashtë portës së djathtë. Në minutën e 30-të, Isak godet dhe gati befasojë Ujkanin, pasi që Vojvoda ia ndërrojë kahjen topin dhe për fat topi kaloi jashtë shtyllës së majtë pingule.  

Florent Haëdrgjonaj gabon, ndërsa Isak brenda 16-shit godet fortë dhe topin e fut mes këmbëve të Ujkanit, 0:2 në minutën e 35-të.  dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Bersant Celina në rast ideal, nga rreth 9-10 metra parabolloi portierin por topi shkoi mbi portë.  Në pjesën e dytë, në minutën e 66-të, Vedat Muriqi nuk e realizon një rast të mirë, godet me kokë por me fat Suedia.

Në minutën e 69-të, Milot Rashica padashje prek topin me dorë dhe penallti. Kapiteni Larsson nga penalltia (70’) thellon fitoren në 0:3. Me 31 mars Kosova do të luajë në Sevilla kundër Spanjës (20.45). Suedia kryeson em 6 pikë dhe Kosova është në vend të pestë me 0.

Kosova-Suedia 0:3
Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).
Shënues: Augustinsson (12’), Isak (35’), Karsson (70’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Muriqi, Kryeziu, Hadërgjonaj, Halimi, B. Berisha - Isak.

Karton i Kuq: Berisha (pas dy të verdhëve).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli, Halimi (Voca 75’), Kryeziu, Rashica (Kastrati 71’), Celina, Zeneli (B. Berisha 83’)  dhe Muriqi.
Suedia: Nordfeldt, Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson (Bengsston 82’), Olsson (Svanberg 90’), Forsberg, Larsson, Claesson (Kolusevski 83’), Isak (Quaison 68’) dhe Ibrahimoviç (Berg 67’).

86' Pak minuta deri në fund.

80' Katër lojtarë të Kosovës janë ndëshkuar me kartona të verdhë.

75' Kosova po tenton të shënojë të paktën një gol, por dot.

72’ Kosova pak shpresa për rezultat të favorshëm, Suedia avancon me 0:3.

Kosova-Suedia 0:3
Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).
Shënues: Augustinsson (12’), Isak (35’), Karsson (70’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Muriqi, Kryeziu, Hadërgjonaj, Halimi - Isak.
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli, Halimi, Kryeziu, Rashica (Kastrati 71’), Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Suedia: Nordfeldt, Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson, Olsson, Forsberg, Larsson, Claesson, Isak (Quaison 68’) dhe Ibrahimoviç (Berg 67’).

70' Larsson nga penalltia thellon epërsinë në 0:3. Milot rRshica shkaktoi penallti, duke luajtur me dorë.

67' Largohet nga loja Zlatan Ibrahimoviç.

66' Vedat Muriqi nuk e realizon një rast të mirë, godet me kokë por me fat Suedia.

65' Kosova po orvatet që të shënojë sa më parë por po has në mbrojtjen shtatlarte të rivalit.

60' Kosova nuk është energjike si në pjesën e parë, por pritet gjithçka të ndryshojë minutat vijues.

57' Suedia po e qarkollon topin me lehtësi ndaj djemve tanë.

53' Suedia është në epërsi me 0:2 dhe po sulmon në drejtim të portës tonë.

51' Kosova është në presion të madh.

49' Isak në pozitë shumë të mirë, fat për Kosovën.

47' Kosova në presion të madh.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë. Suedia shënoi dy herë në 45 minutat e parë duke iu falënderuar gabimit të portierit Ujkani dhe mbrojtësit Hadërgjonaj. Kosova pati mundësitë e veta, por Muriqi dhe Celina nuk u treguan të saktë.  

Kosova-Suedia 0:2
Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).
Shënues: Augustinsson (12’), Isak (35’).
Kartona të verdhë: Muriqi, Kryeziu, Hadërgjonaj - Isak.
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli, Halimi, Kryeziu, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Suedia: Nordfeldt, Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson, Olsson, Forsberg, Larsson, Claesson, Isak dhe Ibrahimoviç
43' Kosova të dy golat i pësoi me gabimet e tyre. Bersant Celina rast ideal, nga rreth 9-10 metra parabolloi portierin por topi shkoi mbi portë. 

40' Suedia shumë e rrezikshme, gabimet nuk i falë të djemve tanë.

38' Kosova keq i ka punët, pretendon të rikthehet në rezultat.

Kosova-Suedia 0:2
Gjyqtar: T. Bognar (Hungaria).
Shënues: Augustinsson (12’), Isak (35’).
Kartona të verdhë: Muriqi, Kryeziu, Hadërgjonaj - Isak.
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli, Halimi, Kryeziu, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Suedia: Nordfeldt, Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson, Olsson, Forsberg, Larsson, Claesson, Isak dhe Ibrahimoviç.

35' Kosova- Suedia 0:2. Hadërgjonaj gabon, ndërsa Isak brenda 16-shit godet fortë dhe topin e fut mes këmbëve të Ujkanit.

34' Vedat Muriqi godet bukur me kokë, por topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë pingule. 

30' Isak godet dhe gati befasojë Ujkanin, pasi që Vojvoda ia ndërrojë kahjen topn dhe për fat topi kaloi jashtë shtyllës së majtë pingule.   

29' Lojë e hapur nga të dyja Kombëtaret, Kosova po afrohet të 16-shit por sulmuesit e sah nuk janë të shkathtë. 

27' Suedia përveç një goli, ka pasur edhe një rast ideal.

24' Kosova po mundohet.

21' Vedat Muriqi rast të volitshme, por në vend të portës gjuan jashtë portës së djathtë.

20' Suedia shumë e rrezikshme përmes Isak dhe Ibrahimoviç.

17' Isak doli i vetmuar kalon portierin dhe për çudi e për fat tonin gjuajti mbi portë.  

15' Kosova duhet të jetë më e kujdesshme në mbrojtje.

Kosova-Suedia 0:1
Shënues: Augustinsson (12’)
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli, Halimi, Kryeziu, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Suedia: Nordfeldt, Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson, Olsson, Forsberg, Larsson, Claesson, Isak dhe Ibrahimoviç.

12' Portieri Samir Ujkani bëri gabim tarashanik, nuk  e kapi topin dhe Augustinsson realizon për 0:1.

9' Edhe Hekuran Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.

8' Kosova nuk e ka ndërmend të mbrohet, po sulmon. Rast i mirë për Kolollin, i papenguar nga askush nuk shënon. 

6' Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë.

4' Pritet lojë e hapur dhe e fortë.

3' Kosova në rast të mirë, por Vedat Muriqi në pozitë jashtë loje.

Lojë e baraspeshuar, Kosova tentonm të sulmojë.

1' Fillon sfida e madhe.

Futbollistët dalin në fushë, intonohet himnet. Gjithçka gati

Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet sonte (20.45) me Suedinë, në takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova është e mobilizuar për fitore ndaj Suedisë, që nuk tregoi formë të mirë në mes javën që e lamë pas, duke e mundur me rezultat 1:0 Gjeorgjinë, ndërsa Kosova shkëlqeu në miqësore me rezultat 4:0 kundër Lituanisë.

Kosova ka mungesa të mëdha, si Amir Rrahmani, Valon Berisha, Ibrahim Dresheviq, Herolind Shala dhe portiero Arjanet Muriç, ky i fundit u suspendua për sjellje të pahijshme në kampin e kombëtares tonë.
Kosova-Suedia

Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli, Halimi, Kryeziu, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.

Suedia: Nordfeldt, Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson, Olsson, Forsberg, Larsson, Claesson, Isak dhe Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat