Kane ka plot lëvdata për Shqipërinë

Futboll

Kane ka plot lëvdata për Shqipërinë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:24
Ilustrim

Harry Kane ka lavdëruar Shqipërinë pas fitores së Anglisë ndaj ekipit kuqezi me rezultat 0-2.

Harry Kane tha se Anglia nuk e kishte aspak të lehtë fitoren 0-2 ndaj Shqipërisë në duelin e tyre në Grupin I të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2022.

Kane shënoi një nga dy golat e Anglisë por theksoi se Shqipëria ishte skuadër mjaft e vështirë në fushën e lojës.

“Ishte e vështirë, u desh ta ndryshonim pak formacionin. Janë tri pikë me rëndësi për ne. Shqipëria ishte ekip i vështirë, fatmirësisht ne e mbyllëm ndeshjen pa pësuar gol dhe kjo është gjë e mirë”, tha Kane pas ndeshjes për SuperSport.

“Mendoj se Shqipëria kishte strukturë të mirë në formacionin e tyre, ishte e vështirë për ne. Por, fatmirësisht arritëm të gjejmë hapësira dhe shënuam për fitore”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat