Gjimshiti: Në ndeshje të këtilla, çdo gabim e paguan

Futboll

Gjimshiti: Në ndeshje të këtilla, çdo gabim e paguan

Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:33
Berat Gjimshiti

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se lojtarët e Anglisë luajnë në nivele të larta, prandaj ishte shumë vështirë ndaj tyre.

Tre Luanët fituan me rezultat 2-0 në ‘Air Albania’, në sfidën e dytë kualifikuese në kuadër të Grupit I.

Futbollisti i Atalantas ka thënë se anglezët ishin në nivel të lartë të lojës, megjithëse Shqipëria u përpoq maksimalisht ta përballonte rrezikun.

Ai ka pranuar se rrezikoi me pasimin që pasoi me golin e dytë dhe se nuk ishte dashur të vepronte ashtu.

Sipas Gjimshitit, në sfida të këtilla, nga secili gabim mund të ndëshkohesh, duke qenë se Anglia ka sulmues të klasit botëror.

Qendërmbrojtësi e ka përmendur përgatitjen e mirë të sfidës, porse mendon se duhej të luanin më shumë me topa të gjatë dhe se për takime të këtij niveli duhet më shumë vetëbesim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat