Challandes: Nuk mund të fitonim topa ndaj Ibrahimoviçit, do të ndryshoja këtë gjë

Futboll

Challandes: Nuk mund të fitonim topa ndaj Ibrahimoviçit, do të ndryshoja këtë gjë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:57
Challandes: Nuk mund të fitonim topa ndaj Ibrahimoviçit, do të ndryshoja këtë gjë

Suedia ka mposhtur Përfaqësueses e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrrin” me rezultatin 0:3, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas ndeshjes, trajneri Bernard Challandes , për mikrofonin e SuperSport Kosova deklaroi se Suedia ishte shumë e fortë për Kosovën, dhe se do ta ndryshonte pjesën e dytë.

“Do ta ndryojsha pjesën e dytë, kemi luajtur dy lojë, pjesa e parë nuk ishte keq, kishim disa mundësi dhe kishim kurajo dhe vetëbesim. Goli i parë ishte një gabim trashanik, kemi mundur të reagojmë, pozicionimi ishte i mirë”.

“Kemi marrë dy gola dhe kemi pranuar për gabimet tona. Pjesa e dytë nuk ishte aspak e mirë, nuk kishim besim, mendoj se ekipi ishte pa zjarrin që duhej”.

“Ishin shumë të gjatë, pesë lojtarë mbi 190 centimetra, ishte shumë e vështirë për neve, sidomos Ibrahimovic, nuk mund të fitonim topin kundër tij. Forsberg është shumë lojtar i fortë, po ashtu Issak”.

“Ekipi luftoi ishte e qartë, por që mund të themi se Suedia ishte shumë e fortë për ne sot. Ne kishim ndryshuar pak mesfushën dhe nuk ishim të sigurtë”.

“Mendoj se ky nuk është momenti të mendojmë se çfarë gabimi bëri portieri apo të tjerët. Nuk i jap përgjegjësi një lojtarit apo një tjetrit”.

Golat për Suedinë i shënuan Ludëig Augustinsson, Alexander Isak dhe Sebastin Larsson. Me këtë humbje Kosova e nis këtë cikël dhe renditet në pozitën e fundit të grupit B.

Në vendin e parë renditet Suedia me gjashtë pikë, ndërsa në të dytën Spanja me katër pikë. Kosova më 31 mars do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme kundër Spanjës në Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat