Kryeziu: Zlatani ka kualitet, kanë luajtur me topa të gjatë

Futboll

Kryeziu: Zlatani ka kualitet, kanë luajtur me topa të gjatë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:05
Kryeziu: Zlatani ka kualitet, kanë luajtur me topa të gjatë

Suedia ka mposhtur Përfaqësueses e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrrin” me rezultatin 0:3, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas ndeshjes mesfushori Hekuran Kryeziu, për mikrofonin e SuperSport Kosova deklaroi  se Suedia luajti topa të gjatë me Zlatan Ibrahimovic dhe ishte shumë vështirë ndaj tyre.

“Gjatësia dhe forca e tyre, për atë punë e kemi ditur, ka qenë shumë e vështirë.

Kanë luajtur me topa të gjatë me Zlatanin, ai ka kualitet dhe normal se kanë pasur disa aksione me topa të gjatë. Me të thanë të drejtën po se ka qenë shumë herët për një lojtar si uën defanziv. Me rëndësi për ne është me i rigjeneruar sa ma shpejtë, topi ka qarkulluar mirë edhe na i patëm disa raste në pjesën e parë, transmeton Insporti.

Golat për Suedinë i shënuan Ludëig Augustinsson, Alexander Isak dhe Sebastin Larsson.

Me këtë humbje Kosova e nis këtë cikël dhe renditet në pozitën e fundit të grupit B.

Në vendin e parë renditet Suedia me gjashtë pikë, ndërsa në të dytën Spanja me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat