Super Bardhi, fitore bindëse për Maqedoninë e Veriut

Futboll

Super Bardhi, fitore bindëse për Maqedoninë e Veriut

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:07
Super Bardhi, fitore bindëse për Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Maqedonisë dominoi takimin e dytë të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”, duke mos vënë në asnjë moment në dyshim fitoren (5:0) ndaj Lihtenshtajnit. Bardhi, Trajkovski, Elmas dhe Nestorovski ishin autor të golave dhe fitores ndaj Lihtenshtajnit, për të shijuar pikët e para në eliminatoret për Botërorin “Katar 2022”.

Fillimi i takoi Maqedonisë, e cila krijoi rastin e parë dhe në minutën e 7-të kishte epërsi, pas gjuajtjes së lirë. Enis Bardhi ishte preciz nga 25 metra duke goditur këndin më të afërt , ndërsa portieri mysafirë ishte i pasigurtë dhe lejoi që topi të shkojë në rrjetë. Ky është goli i dytë i Enis Bradhit ndaj Litenshtajnit, pasi që në përballjen e fundit, poashtu shënoi golin e parë , në një sfidë që u mbyll me 0-2 për Maqedoninë.

Pak më vonë pasoi edhe një goditje tjetër e Bardhit, por që përfundoi në traversën e mysafirëve. Këta të fundit u kanosën përmes një goditje të lirë, por që portieri Dimitrievski vetëm e dëboi në zonë, para se të intervenojnë mbrojtësit.

Maqedonia dominoi në kijimin e rasteve , por që nuk arriti të konvertojë asnjë nga gjysmë dhe rastet e plota deri në fund të pjesës së parë. Mysafirët u orientuan tërësisht në mbrojtje dhe në shumë raste në zonën e rrezikut arrinin të evitonin rrezikun drejt portës së tyre.

Në pjesën e dytë, Maqedonia vazhdoi me tempon e njëjtë që të sulmojë në dy krahët e fushës, ndërsa Pandevi, ishte i parë që kishte rast ideal, ndërsa top kaloi mbi portë.

Dhe vetëm 5 minuta më vonë, Enis Bardhi asistoi në zonë, ndërsa devijimin nga portieri mysafirë arrin deri te Trajkovski që shënon nga afërsi për 2-0.

Sulmuesi i Maqedonisë, Trajkovski ishte autor edhe golit të tretë, në minutën e 56-të.

Në minutën e 62-të, Elif Elmas mbyll një aksion të shpejtë të Maqedonisë duke ngritur rezultatin në 4-0.

Goli i pestë në këtë përballje erdhi nga penaltia, të cilën e realizoi Nestorovski , duke dërguar portierin në njërën anë, ndërsa topin në mesin e portës mysafire.

Në vazhdim Angelovski bëri shumë ndrrime, duke sjell Ashkovski, Bejtullain, Hasanin, Nikllovin dhe Nestorovski.

Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit dhe Maqedonisë regjistroi fitoren e parë në këto eliminatore , ndërsa të 9-të në 10-të përballjet me Lihtenshtajnin.

Sfida e radhës për Maqedoninë do të jetë më 31 mars , në Duisburg kundër Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat