Vojvoda: Në Spanjë shkojmë për fitore

Futboll

Vojvoda: Në Spanjë shkojmë për fitore

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:11
Vojvoda: Në Spanjë shkojmë për fitore

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Suedinë.

Kosova humbi me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime të Botërorit 2022.

Vojvoda luajti si mbrojtës qëndror, ndonëse pozita e tij natyrale është ajo e mbrojtësit të djathtë.

“Cdo humbje që më ndodhë e marr afër zemrës. Sidomos me Kosovën e lë shpirtin në fushë. Por sonte nuk ishim në nivel”, tha ai.

“Nuk është pozita ime natyrale. Nuk është koha e momenti të flasim për pozita. Kur të fut trajneri të luash në ndonjë pozitë nuk është e udhës të tregosh a luan aty apo jo. Cdo lojë që e luaj, ku të mu fut trajneri, do ta dhë 100%”, shtoi ai.

Ai tregoi edhe si ndodhën gabimet në mbrojtje të cilat i kushtuan ekipit.

“Është nivel i lartë kur luan me këso kombëatre. Një gabim nuk na falet. E pamë se si në pjesën e parë bëmë dy gabime. Në pjesën e dytë ishte ndryshe pasi ata menaxhuan lojën. Aty ku nuk arritëm të tregonim lojën tonë në pjesën e dytë ishte shumë e vështirë”, tha lojtari i Torinos.

Tutje ai tregoi se cfarë pret në takimin kundër Spanjës.

“E kemi ditur prej fillimit se grupi nuk është i lehtë. Do të shkojmë dhe do të mundohemi të tregojmë dicka më mirë. Gjithsesi për fitore shkojmë. Është e mundshme. E pamë rezultatin e Gjeorgjisë”, tha Vojvoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat