Liverpooli gati të finalizojë transferimin e Konate

Futboll

Liverpooli gati të finalizojë transferimin e Konate

Më: 29 mars 2021 Në ora: 10:05
Ibrahima Konate

Skuadra angleze, Liverpool, ka identifikuar objektivat e mbrojtjes.

“The Reds” po përballen me mungesa të mëdha këtë sezon dhe mbrojtja është sektori më i prekur.

Pas lëndimit të Van Dijk dhe Gomez, Klopp është përballur me sfida për partnerët në mbrojtje.

Sipas gazetarit të “Bild”, Ronan Murphy, anëtari i RB Leipzig, Ibrahima Konate është objektivi kryesor për mbrojtjen.

Konate ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, ai llogaritet si njëri nga mbrojtësit më me përspektivë në Evropë.

Liverpooli po punon për finalizimin e marrëveshjes, ende nuk ka asgjë zyrtare por vera e vitit 2021 mund ta gjejë 21 vjeçarin duke luajtur në Anfield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat