Xhaka: Duhej të punonim shumë për këtë fitore

Futboll

Xhaka: Duhej të punonim shumë për këtë fitore

Më: 29 mars 2021 Në ora: 10:56
Granit Xhaka

Granit Xhaka u shpreh i kënaqur me fitoren ndaj Lituanisë.

Zvicra triumfoi ndaj Lituanisë me golin e Xherdan Shaqirit, zviceranëve iu mjaftoi goli i shqiptarit që të merrnin tre pikë nga kjo sfidë.

Pas fitores, ishte bashkëlojtari i Shaqirit, Granit Xhaka i cili zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram, për të shprehur kënaqësinë e tij lidhur me rezultatin e ndeshjes.

Xhaka shkroi në profilin e tij se fitorja ishte e rëndësishme, dhe se atyre i është dashur të punojnë shumë për tre pikë.

“Gjithmonë kënaqësi kur luaj me Zvicrën, duhej të punonim shumë për ato tre pikë”, përfundoi Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat