Kroos vendos t’i japë fund karrierës në Kombëtaren e Gjermanisë

Futboll

Kroos vendos t’i japë fund karrierës në Kombëtaren e Gjermanisë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:19
Toni Kroos,

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, pritet të pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë këtë vit, pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2020.

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low njoftoi se do të largohet nga Kombëtarja gjermane pas Euro 2020 në verë dhe duket se Kroos do t’i ndjekë hapat e tij.

Kroos i ka zhvilluar 101 ndeshje për ekipin kombëtar gjerman, duke i shënuar 17 gola.

Ai e fitoi Kupën e Botës më 2014 kur Gjermania e mposhti Argjentinën në finale.

Si pas gazetës gjermane Bild, Kroos do të pensionohet nga kombëtarja menjëherë pas garës së kësaj vere.

Synimi i 31-vjeçarit është të përqendrohet plotësisht në Real Madridin, klubin me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat