Muller: Guardiola na jepte shqelm b*** çdo ditë

Futboll

Muller: Guardiola na jepte shqelm b*** çdo ditë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:24
Thomas Muller dhe Pep Guardiola

Në një intervistë të gjatë për “Daily Mail”, Thomas Muller ka rrëfyer karrierën e tij te Bayern Munchen ku u ndal në veçanti edhe në vitet e kaluara me Pep Guardiolën në stol. Ai zbuloi mënyrën sesi trajneri spanjoll përgatiste ndeshjet dhe si ai i motivonte lojtarët për të nxjerrë më të mirën prej tyre.

“Avantazhi ynë ishte se Guardiola vinte për të fituar trofe të mëdhenj në 2013, kur ne fituam gjithçka me Heynckes dhe Pep donte t’i tregonte të gjithë botës se mund të bënte akoma ato gjëra fantastike që arriti te Barcelona. Ndaj nuk kishim kohë për të pushuar dhe Pep na jepte nga një shqelm bythëve në çdo seancë stërvitore”

Sulmuesi gjerman zbuloi gjithashtu se Guardiola ishte manjak i detajeve më të vogla dhe kishte shumë plane për një kundërshtar dhe gjërat me të mund të ndryshonin në çdo moment.

“Trajneri studionte çdo kundërshtar dhe gjithmonë kishte një plan dhe pas 10 minutash thoshte që kishte 5-6 plane të tjera, ai ndryshonte gjithçka. Duke parë rivalët ai shprehej se plani i parë nuk ishte i duhur prandaj duheshin ndryshuar gjërat dhe i përgatiste lojtarët deri në detaje, në 20 metrat e fundit dhe na thoshte që unë ju dërgoj deri në 20 metrat e fundit dhe më tej secili duhet të tregonte talentin e tij. Në sulm kishim lojtarë si Robben, Ribery, Mandzukiç, Gomez, unë, dhe Douglas Costa dhe të gjithëve na kërkonte të tregonim veten në sulm.”

Për Muller eksperienca me Guardiolën ishte e bukur por edhe e vrullshme ku në asnjë moment nuk mund të rrije i qetë sepse sipas tij është trajner fitues ku po e tregon edhe me Man. City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat