Nesër do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit

Futboll

Nesër do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 13:09
Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit

Nesër do të zhvillohet derbi ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit.

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit ishte i paraparë të zhvillohej në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet nesër.

Këtë të marte me datë 30 mars, skuadra e Gjilanit udhëton drejt kryeqytetit, për të zhvilluar takimin e mbetur ndaj Prishtinës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në ora 15:00.

Situata në ligë kërkon që Prishtina duhet të marrë patjetër tre pikë në mënyrë që të jetë në garë për titullin.

Prishitna qëndron në vendin e tretë me 50 pikë, pesë pikë larg kryesuesëve, Dritës dhe Ballkanit. Në rast të arkëtimit të pikëve të plota, skuadra e Zekrija Ramadanit do të afrohej vetëm dy pikë.

Gjilani në anën tjetër ka 36 pikë dhe qëndron në vendin e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat