Munishi: Challandes nuk ka më çfarë të jap, i ka dalë situata jashtë kontrollit

Futboll

Munishi: Challandes nuk ka më çfarë të jap, i ka dalë situata jashtë kontrollit

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:01
Munishi

Kosova humbi ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022” ndaj Suedisë me rezultatin 0-3.

Por, shqetësues ishte fakti se Kombëtarja nuk arriti në pjesën e dytë as të krijojë ndonjë rast, dhe kjo duket se e ka mllefosur edhe Munishin.

Munishi duke folur për “ATV”, deklaroi se selektori Challandes nuk ka më çfarë të ofrojë në Kombëtare dhe ndoshta kohës së tij i ka ardhur fundi.

“Rrezikojmë të mbesim të fundit, ky selektor nuk ka më çfarë të jap, i ka dalë situata nga kontrolli, në 12 lojët e fundit kemi 10 humbje”, tha ai.

“Të fortë ata, të fortë këta, kush është i dobët për neve, ne duhet ta mposhtim dikë, nuk pres fitore nga Spanja, por të paktën duhej ta vendosnim Suedinë në vështirësi, çfarë lojë kanë shikuar ata, nuk ishim të barabartë me ta. Forcohuni, fitoni ndaj dikujt”, tha Munishi.

“Humbëm 0-3 dhe jemi skuadër e cila del e bën deklarata të ndryshme, nuk mundën të na qesin hi syve, fitore ndaj kundërshtarëve të dobët ndërkohë humbim pa ndërprerë kur ka rëndësi”, përfundoi Ismet Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat